Një shtetas austriak ka vdekur të premten, në një hotel në rrugën Prishtinë–Shkup, në territorin e Komunës së Graçanicës. Zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe se viktima është një burrë, shtetas austriak.

“Sot, në stacionin policor të Graçanicës është iniciuar një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas austriak, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb