E ndërsa Durrësi pret të nisë sezonin veror, drejtoresha e hotelit në komedi, Mimoza Marjanaku, ka një apel drejtuar strukturave akomoduese.
“Me këtë rast, meqë unë jam aktore e Durrësit dhe ne 2 muaj na ndajnë nga sezoni turistik, do të përfitoj nga rasti, meqë luaj personazhin e pronarit të hotelit, t’i bëj një thirrje pronarëve të hoteleve, që reklamojnë një hotel të shkëlqyer me kushte të përsosura dhe në fakt, njerëzit që vijnë gjejnë atë që s’kanë pritur”, apelon ajo.
Pas Durrësit, “shtrati plot me të huaj” do të udhëtojë drejt kryeqytetit dhe pritshmëritë janë shumë të larta.
”Një shtrat plot me të huaj” korri sukses në teatrin e Durrësit. Uroj që të kenë sukses edhe në Tiranë”, shprehet Rudina Dembacaj, në rolin e Brendës.
(Balkanweb)