Agjencia hapësinore ruse “Roskosmos” njoftoi sot se ka nënshkruar një marrëveshje me NASA-n për të bashkëpunuar në projektin amerikan për një stacion në orbitën e Hënës në kuadër të programit “Deep Space Gateway”.

“Roskosmos dhe NASA konfirmuan qëllimin e tyre për të përdorur Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) si një bazë për një eksplorim më të madh të hapësirës si dhe për të bashkëpunuar në kuadër të një programi hënor ndërkombëtar, krijimin e platformës ‘Deep Space Gateway’”, njoftoi “Roskosmos” në një komunikatë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u krye në Adelaide, në Australi, ku zhvillohej Kongresi i 68-të Ndërkombëtar i Astronautikës.

NASA kishte njoftuar para disa muajsh fillimin e punimeve për projektin e quajtur “Deep Space Gateway” për të dërguar austronautë në orbitën hënore me ndihmën e raketave të teknologjisë së fundit të zhvilluara nga Agjencia Hapësinore Amerikane.

Rusia nga ana e saj synon të ngrejë një bazë shkencore në Hënë dhe ka njoftuar se shpreson të zhvillojë fluturimet e para deri në vitin 2031.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: