Një tërmet i fuqishëm me manjitudë 7,3 ballë riter goditi sot Indonezinë, sipas institutit amerikan të gjeofizikës “USGS” që nuk ka lëshuar alarm për cunami.


Tërmeti ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale (09:00 GMT) në ishullin Halmahera, në arkipelagun Moluk në një thellësi prej 10 kilometrash.


“Tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm dhe detyroi banorët të dilnin nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve për shkak të panikut qëndruan në rrugë”, njoftoi Mansur, një përfaqësues lokal i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.


“Autoritetet po analizojnë situatën por nuk kanë informacione mbi viktima të mundshme apo dëme për momentin”, njoftoi një përgjegjës.

Etiketa: