TOKIO- Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Japonisë lindore duke përfshirë edhe kryeqytetin e këtij vendi Tokio të dielën, por autoritetet nuk kanë dhënë paralajmërim për cunami.

Agjencia e lajmeve Kyodo bëri të ditur se sipas të dhënave të Qendrës Meteorologjike të Japonisë magnituda e tërmetit ka qenë pesë shkallë me epiqendër në prefekturën Ibaraki, në verilindje të Tokios, në orën 1:24 sipas kohës lokale.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, ndërsa bëhet e ditur se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 4.3 kilometrave.

Ky tërmet ndodhi tre muaj pasi Japoninë e tronditën dy tërmete në jugperëndim, ku si pasojë humbën jetën 49 persona.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: