PEKIN– Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Xinjiangut, në perëndim të Kinës, njoftoi Instituti amerikan i gjeofizikës duke shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur, sipas një bilanci zyrtar.

”Tërmeti ndodhi në orën lokale 09H07 rreth 164 kilometra në veriperëndim të qytetit Hotan dhe rreth 131 kilometra në juglindje të Shaches, lokalitet i njohur në gjuhën ujgure me emrin Yarkand dhe në një thelllësi prej 20 kilometras”, theksoi USGS.

Instituti amerikan kishte njoftuar më herët një tërmet me magnitudë 6,1 ballë Rihter. Autoritetet kineze njoftuan se bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë 6,5 ballë Rihter.

”Të paktën gjashtë persona humbën jetën në distriktin e Pishanit, në të cilin ndodhej epiqendra e tërmetit”, njoftoi Ministria e Çështjeve Civile.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: