Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për mundësinë e një cunami me rrezik shumë të lartë, të cilin ekspertët e kanë paralajmëruar.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:42, në një thellësi prej 12 kilometrash dhe 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares, duke krijuar frikë tek mijëra banorë për një tsunami të mundshëm. Ekipet emergjente kanë këshilluar banorët e rajonit që të shmangin plazhet për shkak të mundësisë së një cunami.

“Banorët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve për shkak të rrezikut të mundshëm të cunamit,” u tha nga autoritetet.

Për momentin nuk ka pasur ndonjë urdhër evakuimi, por banorët janë të inkurajuar të vlerësojnë situatën në terren dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: