Një tjetër kandidat nga listat e PD ka pranuar mandatin e deputetit. Arlind Çaçani,  ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ai është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës. Bashkë me Çarçanin, shkon në 102 numri i deputetëve në parlament.

Korab Lita mori mandatin ditën e djeshme dhe pritet të betohet në seancën e radhës plenare, ndërsa Halil Jakimi do të marrë mandatin pasi të pranohet dorëheqja e tij si Këshilltar Bashkiak në Bulqizë.

 (d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb