Një tjetër kandidat në listat për deputetë të Partisë Demokratike ka pranuar sot mandatin. Bëhet fjalë për Korab Litën i cili është kandidat në listën e deputetëve të Tiranës.

Lita ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit dhe pret verifikimin për tu ulur më pas në sallën e Kuvendit.

Mësohet se ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.

Kujtojmë që sot në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb