DURRES- Temperaturat e larta të ditëve të fundit rrezikojnë jetën e pushuesve në brigjet shqiptare, të cilët kanë probleme shëndetëore. Kështu i ka ndodhur ditën e sotme një 52-vjeçari nga tirana, i cili i ishte drejtuar bregdetit të Durrësit për të pushuar.

Sapo është futur në det, 52-vjeçari me inicialet F.Ç, i ka rënë të fikët e më pas ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas Policisë së Durrësit, 52-vjeçari vuante nga zemra.

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit bregdetar bën me dije se një ditë më parë, rreth orës 14:25, shtetasi me inicialet F.Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka vuajtur nga zemra, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët dhe në orën 15:00, ndërroi jetë në spital. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: