Biznesmeni Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin e ekzistencës së profileve false që pretendojnë të jenë në emër të këngëtares së njohur, Parashqevi Simaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani theksoi se Simaku nuk ka asnjë prani në mediat sociale dhe u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e këtyre faqeve të rreme.

“Parashqevi Simaku nuk ka asnjë llogari në Facebook, Instagram, TikTok apo në ndonjë platformë tjetër. Të gjitha profilet janë të rreme dhe nuk kanë lidhje as me të, as me mua,” deklaroi Ilirjani.

Ai premtoi të ndajë informacione të sakta në momentin që ato të jenë të disponueshme dhe bëri apel për kujdes nga faqe që mund të mashtrojnë publikun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb