Në Torino është dita e Koopmeiners. Më në fund, mesfushori holandez transferohet tek Juventus, me palët që arrijnë të konkretizojnë këtë transferim kaq shumë të dëshiruar nga të gjithë. Me qindra tifozë ishin të pranishëm në J Medical për t’i uruar mirëseardhjen holandezit.

Në Torino, Koopmeiners do të mbajë të veshur fanellën me numrin 18, numër që më herët e ka mbajtur Claudio Marchisio. 52 milionë euro, plus bonuse, përfitoi Atalanta nga shitja e mesfushorit.

Në Torino, Koopmeiners do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoi 4,5 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb