Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë, NASA ka transmetuar drejtpërdrejt pamjet e një objekti misterioz të hirtë, teksa ngrihet nga Toka. Ata që besojnë në ekzistencën e Objekteve të Paidentifikuar Fluturues, nuk kanë dyshime se bëhet fjalë për një UFO, dhe sipas tyre, fakti që xhirimi është ndërprerë për disa sekonda vërteton se bëhet fjalë për një UFO.
Xhirimi është bërë me kamerën HD, të montuar në anën e jashtme të Stacionit të Gjithësisë, e cila është instaluar në kuadër të një eksperimenti të NASA-s, që po studion xhirimin HD nga gjithësia. Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë nuk ka dhënë ende një shpjegim lidhur me objektin në fjalë. Shikojeni videon dhe gjykoni vetë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: