Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Cakaj tha se mungesa e konsensusit nuk vjen prej dallimeve të brendshme të dy vendeve , por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen e BE.

“Ky dështim, nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë, e një rrethane kur BE është në një shqyrtim të vetvetes. Presidenti Macron ka shqyrtim të prerë se nuk mund të ketë zgjerim të BE pa reformim paraprak të saj. Dy vendet u trajtuan në mënyrë identike, sepe dy vendet kanë përmbushur kushtet.” u shpreh Cakaj.

“Fqinji ynë, ka ndryshuar edhe emrin për të nisur procesin e negociatave, sidoqoftë vendimi u shtye sepse nuk kishte lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj si me Shqipërinë, e cila po kryen një reformë në drejtësi, të parë në rajon.”-  vijoi më tej ai

Cakaj u ndal në vendimit e komisionit në qershor 2018, ndërsa theksoi se vendimi për shtyrjen sërish të negociatave pasqyron një varg diverngjencash në zemër të BE.

“Në qershor 2018 Këshilli iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë, duke dhënë një plan vendimi konkret. Vetë vendet anëtare autorizuan komisionin për të monitoruar përparimin e Shqipërisë. Komisioni konfirmoi se Shqipëria ka bërë gjithë c’është e nevojshme për të nisur negociatat. Për shkak të cështjeve të brendshme Këshilli vendosi shtyrjen në tetor, dhe në tetor për herë të tretë nuk morëm përgjigjen e merituar. Nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje Shqipëria nuk mund të ofrojë përgjigje. Kjo shtyrje pasqyron një varg diverngjencash në zemër të BE. Shtyrjen e dy vendeve për në maj të 2020 nuk duhet ta kuptojmë as si përfundim të aspiratës, as si dështim, procesi i zgjerimit do të vijojë në mënyrë paralele me reformimin e brendshëm të BE.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë vonesë në realizimin e reformave të Shqipërisë. Do vijojmë me adresimin e cështejve që janë paraqitur në qëndrimet zyrtare të Bundestagut. Janë të nevojshme për ta bërë Shqipërinë europiane.  Nuk kemi hapsirë për dekurajim kolektiv, pavarësisht sfidave, integrimi për Shqipërinë është i pakthyeshëm. “ tha Cakaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb