Pritjes i erdhi fundi. David Alaba është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Real Madrid për pjesën e mbetur të sezonit.
Anësori austriak, i dëmtuar në fund të vitit 2023, mbeti jashtë fushave të blerta për gjatë gjithë vitit 2024. Ditën e sotme, emri i tij u përfshi në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Ancelotti, në kuadër të ndeshjes së Superkupës të së enjtes, kundër Mallorca. 32-vjeçari është pjesë e Real Madrid, prej 3 sezonesh.
Rikthimi i Alaba padyshim që është një lajm i mirë, pasi klubi mbretëror po përballet me mungesa (për shkak dëmtimi) si Dani Carvajal, Eder Militao dhe Lucas Vazquez.
(J.S/BalkanWeb)