Si sot para një viti, një tragjedi e tmerrshme tronditi futbollin shqiptar! Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena humbi jetën pas kolapsit kardiak në fushë gjatë duelit me Partizanin.

28-vjeçari nga Gana humbi ndjenjat në minutën e 25-të të sfidës dhe u dërgua menjëherë në spital. Por pavarësisht ndihmës së shpejtë, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte teksa ndërroi jetë duke tronditur mbarë opinionin sportiv.

Edhe pse ka kaluar një vit nga kjo ngjarje e rëndë, Duamena kujtohet ende nga të gjithë për lojtarin e mrekullueshëm që ishte në fushë dhe njeriun fantastik jashtë fushës. Ai u kujtua edhe nga ish-shoku i skuadrës, Alen Sherri i cili pas debutimit në Serinë A me Kaljarin, pozoi me një fanellë me foton e Duamenës: Prehu në paqe kapiten! Po ashtu edhe nga Renato Malota dhe Albano Aleksi.

Por klubi Egnatia nuk ka bërë qoftë edhe një postim për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb