Historia e Kostandino Kacifas është rikthyer në vëmendjen e mediave greke, pas përpjekjes së banorëve të Bularatit për të ndërtuar në vendin ku ai u vra, një objekt fetar, por që u kundërshtua nga policia. Media Himara.gr shkruan se shqiptarët po provokojnë përsëri disa ditë para përvjetorit të Kacifas.

“Ata fillimisht bllokuan punën për ndërtimin e monumentit në vendin, ku u ekzekutua nga forcat speciale shqiptare, dhe më pas shkatërruan të gjitha materialet dhe morën në pyetje të tre minoritarët”, shkruan Himara.gr.

“Ata shkatërruan gjithçka atje. Ata nuk lanë asgjë. Shkova në mëngjes, asgjë nuk mbeti në këmbë, pllakat e prishura, 400 pllaka të bëra copa, pesëdhjetë e gjashtëdhjetë çanta të gjitha i grisën. Fuçitë e rërës, kanaçe të mëdha kallaji i shpuan, uji i derdhur. Ata nuk lanë asgjë. Ata luftojnë fëmijën tim edhe atje ku është!”, tha nëna e tij për TV STAR.

Capture
Capture

Himara.gr shkruan se mediat shqiptare po përpiqen të krijojnë një klimë tensioni para një vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifa. “Një vit pas ekzekutimit të tij, shqiptarët shfrytëzojnë çdo mundësi. Dy prokurorë tashmë kanë dhënë dorëheqjen, dhe siç zbulon avokati i familjes, gjetjet e tyre do të dorëzohen në tetor të vitit 2020. Dhe nuk do të ishte për t’u habitur nëse ata konkludojnë se ai bëri vetëvrasje! Tani shqiptarët kanë kthyer vëmendjen e tyre në shërbimin përkujtimor vjetor për Konstantinos Kacifa më 26 tetor”, -thuhet në artikull.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb