TURQI

Pothuaj një vit pasi i dha fund martesës me muzikantin e njohur Kenan Dogulu, aktorja Beren Saat duket se ka gjetur sërish dashurinë shkruajnë  mediat turke.

Gjithçka nisi nga një foto. Beren Saat është parë në shoqërinë e një miku të saj të ngushtë, në një club nate në Stamboll. Dj Maga dhe aktorja e njohur për rolin e Bihterit në “Dashuri e ndaluar”, janë parë së bashku të përqafuar. Menjëherë fotoja e çiftit ka qarkulluar në mediat sociale dhe të gjithë fansat pyesnin nëse ishte apo jo Beren Saat.

 640 0 5d90d121b9559
640 0 5d90d121b9559

Megjithëse në foto nuk duket qartë, aktorja ka konfirmuar se është ajo: “Po, unë jam në këtë foto”, – u ka dhënë fund ajo të gjitha dyshimeve, por pa sqaruar më tej këtë raport të ri me mikun e saj. Mediat turke, gjithashtu, kanë shkruar se aktorja ka kaluar edhe një
periudhë të shkurtër të pushimeve të saj me Dj Maga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb