Më 17 tetor 2023 bota e Neymar u përmbys, me sulmuesin që këputi ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes Brazil-Uruguai. Një vit më pas, më 21 tetor makthi i Neymar përfundoi me brazilianin që u rikthye për herë të parë në fushë gjatë ndeshjes Al Hilal-Al Ain, e vlefshme për Champions League aziatike.

Neymar u hodh në fushë në minutën e 77-të kur rezultati ishte 5-3 në favor të ekipit të tij, Al Hilal. Lojtarët e ekipit saudit bënë gjithçka që braziliani të festonte me gol në këtë rikthim, por braziliani nuk ia doli.

Në përfundim të ndeshjes, Neymar nuk e fshehu gëzimin për këtë rikthim të tij në fushë pas 1 viti: “Ndihem shumë mirë, por ishte shumë e vështirë. Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer, është një ndeshje e jashtëzakonshme të ndjesh sërish fluturat në bark përpara një ndeshje”. Në fund, Neymar festoi bashkë me pjesën tjetër të ekipit pas Al Hilal doli me 3 pikë nga ky takim i mbyllur me shifrat 5-4.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: