TIRANE – Vizatimi që shihni është realizuar nga kryeministri Edi Rama, në moshën 5-vjeçare. Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga Petro Mejdi, i cili shkruan se vizatimi titullohet “Vapori i madh” dhe është marrë nga numri 10 i revistës “Nëntori”, 1970 .

“Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH ” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç ,yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës . Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh ” me emrin Shqipëri .Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle , ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit , e anojnë këndej e andej .Kapiteni është i ri në moshë , por si durrsak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë .Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH ” , SHQIPËRISË . SHËNIM : Vizatimi është marrë nga numri 10 i revistës “NËNTORI ” , 1970 .”- shkruan Petro Mejdi në “FB”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb