4 gola, shumë raste për shënim, por në fund, Holanda dhe Gjermania ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Përballja mes dy favoritëve në Grupin A3 rezultoi e zjarrtë, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku “tulipanëve” i mjaftuan vetëm 100 sekonda për të ndëshkuar Gjermaninë, me Reijnders që i kapi “mat” me një kundërsulm të shpejtë.
“Panzerat” e Nagelsmann reaguan fuqishëm duke përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë. Unday në minutën e 38-të, me një goditje të fortë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1. Ky ishte një debutim ëndrrash për sulmuesin e Shtutgart, pasi krijoi 4 raste dhe dhuroi një assist. Në fundin e pjesës së parë, në shtesë, ishte kapeni Kimmich që përmbysi rezultatin.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 50-të Dumfries shënoi për Holandën duke bërë që super sfida të mbyllej në barazim 2-2 pasi pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli ndryshim në rezultat.
Ky “X”, kënaq trajnerin Nagelsmann, por më shumë se sa rezultati, trajnerit i la një shije të mirë paraqitje e djemve: “Jam i kënaqur me punën e bërë këto ditë. Barazimi këtu mund të qëndrojë. Ne kemi ide sulmuese, lojtarët besojnë në aftësitë e tyre. Sigurisht, nuk jemi ende aty ku dëshirojmë, për të përputhur dominim me rezultatin, por nëse do të jemi të qëndrueshëm rezultatet do të vijnë. Ne duhet të ecim përpara”, u shpreh Nagelsmann, i cili ndryshe nga trajnerët e tjerë të Gjermaninë i ka kushtuar rëndësi Ligës së Kombeve.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Hungaria dhe Bosnje Hercegovina ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Grupi kryesohet nga Gjermania dhe Holanda me 4 pikë, të ndjekur Bosnje dhe Hungaria me 1 pikë.
(BalkanWeb)