Në mënyrë të çuditshme Toni Kroos u përfshi në listën e lojtarëve që do të largoheshin nga Real Madrid në fund të sezonit, kjo një ide e krijuar nga mediat pasi në Madrid as që e kanë imagjinuar një përfundim të tillë. Mesfushori gjerman ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të forta të Realit, për më tepër një beniamin i trajnerit Zidane.

Real Kroos
Real Kroos

Klubi i Real Madrid me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë zyrtar lajmin se kanë arritur akordin me Kroos për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Në këtë mënyrë PSG, Juventus e shumë ekipe të tjetra që ishin të interesuara për Kroos duhet të gjejnë një tjetër alternative në merkato. Nuk pritet të ndodh e njëjta gjë me një tjetër lojtarë që ka bërë historinë në Madrid.

Bale
Bale

Gareth Bale është me valixhe në duar, pritet vetëm zyrtarizimi i largimit me uellasit i cili në sfidën e fundit kundër Betis nuk u aktivizua për asnjë minutë, një tjetër detaj që konfirmon krisjen totale ndërmjet tij dhe trajnerit Zidane. Bale pritet të largohet nga Reali pas 6 sezoneve në Madrid ku arriti të fitoj dhe 4 Champions League. Për Bale destinacioni i ardhshëm pritet të jetë në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb