Sipas “Corriere Dello Sport”, një episod i shëmtuar ka prishur qetësinë e Antonio Kontes ditën e sotme. Trajneri i Interit ishte vënë nën vëzhgim pasi ishte kërcënuar me jetë kur në shtëpi i kishte mbërritur një zarf me një plumb brenda. Gazeta raportonte se ka qenë vetë Konte ai që ka denoncuar faktin në polici dhe pasi ekzaminimit të fakteve, forcat e rendit e kanë vendosur nën kujdestari trajnerin zikaltër.

Lajmi ka tonditur botën e futbollit mëngjesin e sotëm në Itali, por mesa duket kjo histori qenkësh e trilluar! Ka qenë Elisabeta Muskarelo, gruaja e Kontes, ajo që nëpërmjet një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale, ka hedhur poshtë gjithçka. “Sa për kronikë, historia e plumbit është një budallallëk! Por mesa duket në Itali i kemi punët keq me komunikimin sepse dikush zgjohet në mëngjes, sajon dhe shkruan pa menduar kurrë për pasojat”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb