Grupi i ndihmës dënon vrasjet e 710 foshnjave të porsalindura në Gaza

Save the Children ka publikuar të dhënat, ku pretendon se të paktën 710 foshnja të sapo lindura kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve në Gaza.

Në një postim në rrjetin social “X”, Save the Children ka postuar 710 zemra, një për çdo jetë foshnjeje të humbur në luftën që po shkon pranë kufirit të një viti.

“Asnjë prind nuk duhet të kalojë nëpër agoninë dhe dhimbjen e zemrës së humbjes së fëmijës së tij. Ne thjesht nuk mund ta pranojmë si normale dhunën me të cilën vazhdojnë të përballen fëmijët palestinezë”, tha organizata humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb