Faqja “Njekomb.com” e cila është hapur nga dy të rinj shqiptarë me synimin e identifikimit të numrit të saktë të shqiptarëve në mbarë botën të martën ka arritur të marrë 1 milion identifikues.

“Një Komb” u nis gjatë verës së këtij viti nga dy të rinj shqiptarë, nga historiani Toti Axhanela dhe dizajneri Armend Berisha, ku çdokujt që e viziton faqen i kërkohet që të identifikohet përmes Facebook-ut ose ta bëjë identifikimin përmes Twitter-it, ose nëse nuk dëshiron përmes tyre apo nuk ka llogari në këto rrjete sociale, mund ta bëjë një regjistrim manual, raporotn PCW.

Dihet që shqiptarët janë të përhapur anembanë globit dhe numri i tyre që kanë dëgjuar për këtë faqe tani ka arritur në 1 milion e 14 e 254 persona. Normalisht që ka persona të moshuar që nuk përdorin internet, apo që nuk kanë dëgjuar për këtë faqe, prandaj ky numër mund të mos përfaqësojë numrin e plotë të të gjithë shqiptarëve në botë.

Numri më i madh i shqiptarëve të cilët kanë identifikuar veten në këtë faqe deri tani vjen nga Evropa, por ka edhe nga Amerika e Veriut, e më pak ka nga Afrika, Amerika Jugore dhe Latine. Ideatorët e kësaj faqeje bëjnë thirrje për të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e këtij projekti pasi që mund të shërbejë deri diku në mësimin e numrit të përafërt të shqiptarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb