Në 24 orët e fundit, 11 persona kanë vdekur në Stamboll pasi kanë konsumuar alkool të falsifikuar, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
“Tridhjetë e tetë persona, mes të cilëve 26 të huaj, u shtruan në spitale të ndryshme të qytetit pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar.
Njëmbëdhjetë nga ata që u shtruan në spital në 24 orët e fundit kanë vdekur”, thuhet në raport.
Sipas informacioneve, për rastin janë arrestuar dy persona.