Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të shtyrë me një orë më shumë lejimin e muzikës.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Vasili e cilëson vendimin si antinjerëzor dhe antishkencë.

Ai shkruan se vënia e kufizimeve është përdorur si ushtrim diktati qeveritar, pa asnjë efikasitet partiak.

Postimi i Petrit Vasilit:

Njerez jini vigjilentë, per qeverine trajtimi i Pandemise eshte pazar politik!
Duke pare sot shtimin e nje ore te muzikes ne lokale nga Komitet i Eksperteve i shnderruar ne organizate politike te rendomte te rilindjes, te gjithe kuptuam se eshte vertet antinjerezor dhe inkuizicion antishkence trajtimi i Pandemise se COVID 19.
Qeveria cdo mase te marre e ka lidhur vetem me hallin politik te dites, qe ka pasur Rama dhe aspak me ate qe imponon shkenca.

Venia e kufizimeve eshte perdorur si ushtrim diktati qeveritar pa asnje efikasitet praktik.
U vendos nje mbyllje drastike militare ne periudhen mars – maj 2020 kur rastet ishin shume te pakta dhe vdekjet te paperfillshme ne vend te kryerjes se testimit masiv dhe aplikimit te masave mbrojtese dhe akordimit te financimit qe duhej gjera te cilat nuk ndodhen.
U shemb teatri dhe u dhunua karantina nga vete qeveria duke aktivizuar qindra police e demostratat e natyrshme qe pasuan, nderkohe qe mijra qytetare gjobiteshin ne se dilnin jashte ores policore po nga vete qeveria.

Kufizimet ishin me te kufizuara paradoksalisht, kur rastet ishin dhjetra here me te larta dhe vdekjet po ashtu ishin ne shifra kritike ne fundvitin 2020.
U ndalua votimi i emigranteve nga Greqia kur shifrat atje ishin me te ulta dhe u hoqen kur shifrat e infektimeve ishin me te larta vetem per hesapin elektoral te Rames.
Kufizimet lidhur me lokalet u mbajten pa asnje kuptim te thella kur shifrat jane shume te ulta dhe sot lirohen si sevap, qe qeveria ju bekerka bizneseve te demtuara ne menyre dramatike e te lena pa asnje mbeshtetje nga vete qeveria ne ditet e tyre me te veshtira.

Ndaj te gjithe duhet ta dine dhe nuk duhet te ushqejne asnje iluzion se edhe ne javet e muajt, qe vijne pandemia do te trajtohet nga Rama dhe qeveria si nje valvul per çfrurjen e halleve politike.
Ne asnje rast mos prisni mbrojtje te bazuar ne shkence, por thjesht masa propagandistike dhe korruptive.
Mos prisni shifra te verteta, por vetem mashtrimin e radhes siç ndodhin me fshehjen kriminale te mijra vdekjeve nga Pandemia.

Mos prisni masa specifike per mbrojtjen nga varianti Delta i Coronavirusit, por thjesht frazen gebelsiane te rilindjes:” Keshtu ndodh ne gjithe boten”!
Do vuajme dhimbshem pasojat e ne vend te qajme hallet e Pandemise do degjojme daullet e propagandes rilindase per suksesin boteror te punes se saj.

Do degjojme e ç’nuk do degjojme, por Pandemia nuk do te kete zgjidhje, por vetem eskursione te Rames ne aeroport per pritje vaksinash me cmim sekret e qe nuk dihet nga vijne e ku prodhohen, por te mjafta per te hedhur hi syve.
Pandemia eshte rrezik shume i madh dhe akoma me i madh, kur ke nje qeveri jo humane dhe inkuizitore te shkences ndaj njerez jini vigjilentë!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb