Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov paralajmëron se njerëzimi rrezikohet nga shfarosja totale, nëse nis një luftë e re botërore. Në një intervistë për BBC, Gorbaçov kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të shkatërrojnë arsenalin e armëve bërthamore.


“Për sa kohë që ekzistojnë armët e shkatërrimit në masë, sidomos ato bërthamoret, rreziku është kolosal. Të gjitha vendet, pa përjashtim duhet të vendosin shkatërrimin e armëve bërthamore”.


Kur flet për rrezikun e një lufte të re botërore, Gorbaçov i referohet tensioneve tepër të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, e po ashtu edhe tërheqjes vitin e kaluar të Shteteve të Bashkuara nga pakti i armëve bërthamore, që ai e nënshkroi me Ronald Reganin në vitin 1987.


“Në vende të ndryshme ka konfrontime me armë, avionë e anije dërgohen andej, këtej, kudo. Kjo nuk është situata që duam”. Komentet, ish-udhëheqësi sovjetik sot 88-vjeç i bëri këto paralajmërime në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, që i dha fund luftës së ftohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb