Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, është “zënë ngushtë” nga analistët Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela, në emisionin “Real Story”, në News24, teksa temë diskutimi është bërë përplasja mes banorëve të Astirit dhe punonjësve të policisë dhe IKMT.

Gjekmarkaj dhe Lela kanë dënuar ngjarjen e ndodhur sot, teksa banorëve të Astirit iu janë shembur banesave, pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe, duke thënë se qeveria dëboi qytetarët.

Nga ana e tij, Mazniku është përpjekur të japë sqarime, duke thënë se banorët janë shpërblyer, por Gjekmarkaj i ka ndërprerë fjalën, teksa i ka thënë se aty ka triumfuar logjika e arrogancës.

Pjesë nga debati:

Lela-Maznikut: Ligji i ri i strehimit thotë se nuk lejohen dëbimet, se ka qenë dëbim ky i sotmi ..
Mazniku: Këta njerëz do të marrin tri vjet qira dhe përveç kësaj vendosen në prioritetin e listës së bashkisë për programin e trajtimit social.
Lela: Nuk kam nevojë t’ua them juve, por shteti është vijimësi, duhet të shlyejë edhe gabimet që kanë bërë dy breza më parë. Ne jemi të dënuar me vijimësi.
Mazniku: Kushdo që ka një objekt, shpronësohet, por pikërisht për vijimësinë ne po iu gjendemi atyre me mekanizma të tjera.

Lela: Ata nuk janë me qira aty, prona e tyre është shtëpia e tyre.
Mazniku: Mënyra si bëhesh pronar në një vend është e caktuar me ligj. Po i gjendemi në tejkalim me prioritet, përkarshi njerëzve të tjerë. Një pjesë e banorëve kanë tërhequr sot lekët. 12 janë shpronësuar, por nuk kanë shkuar të marrin lekët. Mund të shkojnë që nesër të tërheqin lekët. 13 objekte të tjera janë shpronësuar prej muajsh. Asnjë nga njerëzit aty sot nuk ka qenë nga ata njerëz që iu ka ndodhur hataja.
Gjekmarkaj: Njerëzit dalin se kanë hall. Ka triumfuar logjika e arrogancës, e goditjes në mënyrë të shënjestruar.

(d.ç./Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb