Me rrogë të mirë pritet një jetë më e mirë, por jo gjithmonë ndodh kështu.
India King thotë se mënyra më e mirë që ta gjeni se a ka potencial partneri juaj që të “ju tradhtojë” është nëse i referoheni të ardhurave të tij, shkruan The Independent.

Problemet fillojnë kur personi me pagë të lartë resht së qeni mirenjohës dhe fillon t’i japë vetes të drejtë.

Ndonëse King thotë se kjo teori vlen për të dyja gjinitë, ajo shton se është në veçanti e rëndësishme për gratë që t’i trajtojnë burrat e tyre me respekt, ndonëse tingëllon e modës së vjetër dhe seksiste.

“Respekti për burrat është si oksigjeni, burrat vdesin për respekt. Nëse e respektoni, ai do të ju çmojë”, thotë ajo.

Ajo vazhdon të thotë se nëse gruaja nuk vepron konform “rolit” të saj, atëherë burri priret që të përpiqet ta gjejë atë ndjenjë me dikë tjetër, që e bën të ndjehet i vlerësuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: