Analisti Agim Baçi tha në studion e emisionit “Open” në News24 se “në zgjedhjet e fundit nuk e mbështetën njerëzit Edi Ramën, por ama as nuk mund të mbështesnin asnjë parti politike konfliktuale, si PD-ja e ndarë në dy pjesë”.

Partia Demokratike duhet të kishte reflektuar, sepse ne nuk mund të dalim e të themi që vetëm Berisha lufton për shqiptarët”, u shpreh analisti.

Ishte momenti që Partia Demokratike të linte mënjanë egon për demokratët, kush duhet të shqetësohet për ata të cilët votojnë Partinë Demokratike dhe unë fajësoj ata që duartrokasin edhe kur janë gabim”, tha Baçi.

Më tej, Agim Baçi u shpreh se “kush duhet të reflektojë e të përgjigjet për ata demokratë, për ata shqiptarë e votues që kanë qenë pas Partisë Demokratike”?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: