Presidenti Joe Biden mirëpriti presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë sot, ndërsa të dy përgatitën një kalim paqësor të pushtetit.

Biden iu referua Trump-it si “president i zgjedhur” dhe “ish-president” ndërsa ata biseduan në Zyrën Ovale. Të dy shtrënguan duart, ndërsa Biden buzëqeshte pasi shtypi filloi të bënte pyetje.

Për shumë përdorues të mediave sociale, buzëqeshja e Biden gjatë takimit nxiti spekulime se çfarë domethënie ka. Shumë mbështetës të Trump në mediat sociale, thanë se besojnë se Biden ishte i lumtur që takoi Trump-in. Disa shkuan aq larg sa bënë shaka se Biden mund të ketë votuar fshehurazi për rivalin e tij politik.

Me një ton që nuk e përdori në fushatën e tij, Trump falënderoi Biden.

“Politika është e ashpër”, tha Trump. “Në shumë raste nuk është një botë e bukur, por sot është një botë e bukur”.

Sa i përket procesit të tranzicionit, Trump tha: “Do të jetë aq i qetë sa të mundemi dhe unë e vlerësoj shumë këtë, Joe.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: