Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, foli në lidhje me mënyrën se si politikanët kanë zgjedhur të përballen me drejtësinë.
Duke cekur rastin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja, Hajdari tha se janë dy mënyrat se si mund të veprohet, ose duke u përballur drejtpërdrejtë me drejtësinë, ose duke deklaruar se janë sëmurë apo duke u arratisur jashtë vendit.
“Dy janë mënyrat për tu përballur me drejtësinë, ose me dinjitet ose përdor këto metoda që të jep ligji siç është gjendja shëndetësore. Çyrbja nuk është i pari që tenton t’i shpëtojë arrestit në këtë formë. Kemi parë raste të burrave që janë treguar të fortë para publikut, flas burrat sepse gratë në këto poste kemi pasur shumë pak dhe nuk kanë bërë korrupsion që t’i shihnim sa të forta janë. Megjithatë janë më të forta se ne. Na kanë tribluar. Njëri arratiset, tjetri thotë jam sëmurë, tjetri thotë më keni hetuar politikisht”, tha ai.
(BalkanWeb)