Policia në Shkodër ka arrestuar disa persona në orët e fundit.

Një shtetas ra në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar babanë, ndërsa një tjetër u arrestua, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Qarku Shkodër

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Itali, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Th., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 32 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçar se këta shtetas nuk i kanë paguar dëmin e shkaktuar në automjetin e marrë me qira prej tyre.

Në fshatin Naraç, Vau i Dejës, shtetasi A. M. ka njoftuar se ka gjetur në rrugë në afërsi të banesës së tij  një sasi të vogël lënde plasëse të pashpërthyer. Grupi  hetimor, po punon për sqarimin  e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: