Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, ka regjistruar 2 denoncime në lidhje me dy qytetarë të cilët kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Fillimisht R. A., kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.

Ndërsa tjetri, E. R., kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.

Policia thotë se është ngritur grup hetimi dhe po punohet për lokalizimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi R. A., i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.

Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi E. R., i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb