Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Tiranës pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që një 58-vjeçar gjithashtu është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten.
Policia i ka arrestuar, teksa materialet kanë kaluar në Prokurori.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar, S. O., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
Në pranga ka rënë edhe B. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.