Dy të arrestuar në Durrës për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe shtetasi me inicialet A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: