Në bazë të disa studimeve, kompania Maple Holistics ka ideuar modele që përfaqësojnë evolucionin fizik të njeriut, e deformuar nga modeli i sotëm, për shkak të përdorimit të gjatë të pajisjeve teknologjike.

Shpinë e kërrusur, duart do të jenë si kthetra, bërrylat do të jenë të drejtuara në këndin 90 gradë, muskujt e qafës do të jenë më të zhvilluar.

Për shkak të orëve të gjata të kaluara në kompjuter ndryshimi më i pabesueshëm do të jetë tek sytë tanë. Për të filtruar dritën që vjen nga smarthpfonë, mund të zhvillojmë një tjetër qepallë.

Njerëzit mund të krijojnë një qepallë të dytë, e nevojshme për të parandaluar dritën e fortë, ose të krijojnë një lente që bllokon dritën blu të këtyre përdoruesve teknologjikë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb