TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për kundërshtarët e tij. Me një citim nga Presidenti i 37-të amerikan Richard Nixon, Rama duket se ka ‘përkufizuar’ edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta në optikën e tij.

“Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm. Richard Nixon”, shkruan Rama në “Facebook”.

Kujtojmë se Presidenti Meta i ktheu maxhorancës sot ligjin për rezervat materiale të shtetit, ku me sa duket blerja e arit kalon në duart e kryeministrit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb