Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin është trajtuar historia e vrasjes së shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i tij, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Në një lidhje telefonike në studio ishte edhe i afërmi i autorit cili ka treguar disa detaje ekskluzive në lidhje me ngjarjen.
Kushëriri i autorit, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e kunatit të tij, deklaroi se pretendimet për SMS të falsifikuara dhe deklarata të rreme, nuk janë të konfirmuara nga gjykata.
“Gjykata nuk ka thënë në asnjë moment që përdhunimi nuk ka ndodhur. Nuk është mohuar asnjëherë që vajza është abuzuar nga ai njeri. Vetëm një mesazh është përmendur në sallën e gjyqit, dhe ai ishte tre ditë para ngjarjes një mesazh pa peshë ligjore,” tha ai.
I afërmi deklaroi se vajza ka qenë viktimë e abuzimit për 12 vite rresht, nga ana e viktimës, që ishte vëllai i njerkës së saj. Ai këmbënguli se gjykata nuk ka ngritur asnjë dyshim mbi akuzat për dhunë seksuale, dhe se nëse rasti do të ishte ndërtuar mbi gënjeshtra, vendimi gjyqësor do të kishte qenë ndryshe.
“Nëse vajza dhe Fatmiri do të kishin shpifur, ai do të ishte dënuar përjetë. U dënua me 14 vite në shkallë të parë, që do të thotë se ka një vlerësim të fakteve dhe pritet një gjykim tjetër në apel.” përfundoi ai
Ai shtoi se ndodhej në sallën e gjyqit më 9 prill, gjatë procesit në Larisa, dhe një ditë më vonë, vendimi u shpall, duke dënuar autorin për veprën penale të vrasjes me paramendim.
(BalkanWeb)