Fushata elektorale e kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot pasdite në një takim me banorët e Njësisë 5. Duke folur në këtë takim, ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi se Njësia 5 ka pësuar transformimin më të madh në gjithë këto vite tranzicion dhe kjo falë punës së kryer nga kryebashkiaku Veliaj. Ndaj, theksoi ai, edhe në zgjedhjet e 30 qershorit banorët e kësaj njësie do të votojnë në masë për punën e bërë në lagjet e tyre dhe pwrmirësimin e kushteve të jetës.

“Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju sot këtu, të cilët përfaqësoni shpirtin e jashtëzakonshëm të Njësisë 5. Por në veçanti për gjithë atë masë të madhe njerëzish të cilët mitingun e vërtetë të Njësisë 5 e bëjnë të kutia e votimit, ditën e votimit, dhe ndaj jam i bindur që në 30 qershor, pa asnjë lloj presioni, të bindur dhe pa frikë ne do të shkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë themelore, kushtetuese, të drejtën e votës. Në njësinë 5 ai që ka sy të shikojë, e jo vetëm veshë të dëgjojë, arrin të shohë sesi kanë ndyrshuar gjërat në këto 4 vite. Janë rregullur rrugë, janë transformuar blloqe banimi, ka ndryshuar cilësia e jetës. Dhe ky është thelbi me të cilin duhet të merret politika me popullin e vet. Kjo është dhe mbetet realiteti i vërtetë i ndryshimit të qeverisjes së PS, sepse ajo matet me ndryshimin e cilësisë së jetës. Përpara 4 vitesh, ky park olimpik thuajse nuk ekzistonte. Quhej park, por nuk ishte i tillë. Sot secili që vjen e sheh ndryshim. Prej qeverisjes qendore dhe lokale i kthyem atë që merionte njësisë 5, që nuk e ka braktisur PS as në ditë të vshtira. Ndaj ndihem krenar, bashkë me miqtë dhe shokët që kemi punuar në këto 5 vite. Dhe po kështu komunitetin e Njësisë 5. Ajo që flet vetë është ndryshimi i Njëisë 5. Unë e di që kur shikoni Erioni nëpër njësi i thonë këtu është baza, këtu është zemra, por nuk besoj se ka parë në ndonjë vend, një pjesë marrje si kjo e jona”, tha Majko.

Ai ka ftuar të gjithë banorët e kësaj njësie të votojnë në 30 qershor, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka qeverisur qytetin vetëm për socialistët por edhe për demokratët. Sipas tij, Veliaj është kryetar i bashkisë që flet me punë, pasi premtimet e bëra në 2015 sot i ka bërë realitet.

“Ndaj ftesa është që për 30 qershor ejani votoni. E dimë situatën, e dimë traumën, por ky është një vendim i marrë nga ata. Nuk e kemi marrë ne. Ata që kanë kujtesë e dinë se pas zgjedhjve të ’96, në morëm pjesë në zgjedhje, dhe na behej pyetja a do i ruani votat, a do ua vjedhin prapë votën. Është mirë të kthjemë nga njëherë kokën prapa, për ata që tundin shaminë e Dezdemonës. Historia e vjedhjes ë votës nuk ka fillaur këto vite, as historia e të fortëve. Madje po t’i gërvishtës nga pak, karrierën politike nuk e kanë filluar aty. Ndaj në datë 30 i ftojmë të vojnë për këshilltarët tanë, për Erion Vleiaj si një përfaqësues i një komuniteti i cili tha që do e bëj dhe e bëri. Kaq e thjeshtë është sot mënyra e të bërit të politikës. Do e bëj, dhe e bëri”, tha Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: