Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Akil Nerjakun, i cili u arrestua sot në kuadër të një urdhri të lëshuar nga SPAK. Akil Nerjaku një prej njerëzve me të përfolur në boten e krimit në Durrës u arrestua në kuadër të një aksioni që u mbajt top sekret.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Nerjaku njihet si kundërshtari i “Rrumit” të Sukthit, Aleksandër Lahos. Mësohet se Nejraku i ka shpëtuar një atentati me snajper në vitin 2022.
Kujtojmë se me dije se më 12 shtator të 2022-shit është qëlluar me armë zjarri në Durrës ndaj Benz G-Class, ku ndodhej shënjestra e atentatit, por duke qenë se mjeti ishte i blinduar, Nerjaku i shpëtoi plumbave. Ky mjet nuk ishte në pronësi të tij, por të shtetasit me inicialet H.K.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.
(BalkanWeb)