TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me USAID kanë zhvilluar edhe aplikacionin për menaxhimin e informacionit për kandidatët për deputetë, të zgjedhjeve të datës 18 qershor 2017.

Nëpërmjet këtij aplikacioni që është i disponueshëm për çdo votues, qytetarë aktivë, institucione shtetërore dhe kërkues/hulumtues, çdo i interesuar mund të gjejë informacion për partitë që kandidojnë, kandidatët e tyre, jetëshkrimin dhe vetëdeklarimet për pastërtinë e figurës së tyre.

Ky projekt mundëson aksesimin në kohë reale të dhënave të depozituara nga vetë kandidatët, dhe është lehtësisht i përdorshëm.

Ndërkohë nga partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend 2017, rezulton se:

1. Fryma e Re Demokratike (FRD), ka 150 kandidatë për deputetë nga të cilët 71 (47,33%) janë femra.

2. Partia Demokracia Sociale (PDS), ka 141kandidatë për deputetë nga të cilët 61 (43,26%) janë femra.

3. Aleanca Demokratike (AD), ka 145 kandidatë për deputetë nga të cilët 50 (34,48%) janë femra.

4. Aleanca Popullore per Drejtesi (APD), ka 143kandidatë për deputetë nga të cilët 69 (48,25%) janë femra.

5. Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet (PDIU), ka 144 kandidatë për deputetë nga të cilët 65 (45,14%)janë femra.

6. Sfida per Shqiperine (SFIDA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 60 (42,86%) janë femra.

7. Partia Aleanca Demokristiane (ADK), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 63 (45,00%) janë femra.

8. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK), ka 141 kandidatë për deputetë nga të cilët 53 (37,59%) janë femra.

9. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 54 (38,57%) janë femra.

10. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (PKD), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 57 (40.71%) janë femra.

11. Lista e Barabarte (LIBRA), ka 163 kandidatë për deputetë nga të cilët 62 (38,04%) janë femra.

12. Partia Social Demokrate e Shqipërisë (PSD), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët 56 (39,16%) janë femra.

13. Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët 68 (47,55%) janë femra.

14. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ka 146 kandidatë për deputetë nga të cilët 62 (42,47%) janë femra.

15. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka 161 kandidatë për deputetë nga të cilët 58 (36,02%) janë femra.

Në total, janë 2180 kandidatë për deputetë nga të cilët 909 (41,70%) janë femra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb