Karikimi i telefonit supozohet të jetë një punë tepër e lehtë, pasi thjesht vendos telefonin në karikim dhe pret deri sa të karikohet. Por fatkeqësisht ka shumë këshilla të cilat qarkullojnë dhe bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Më poshtë ju tregojmë 6 mite rreth karikimit të telefonave në mënyrë që të mos humbni kohë duke ndjekur këshilla të pavlefshme, njofton techsot.

1. Karkimi i telefonit gjatë natës e dëmton telefonin.
Telefonat kur arrijnë karikimin full, ndalojnë së karikuari dhe parandalohen dëmet.
2. Karikoje telefonin deri në 100% dhe mos e kariko deri sa të shkojë në 0%.
Kjo në fakt nuk është aspak e rekomandueshme pasi e dëmton së tepërmi jetëgjatësinë e baterisë. Pra karikojeni telefonin kurdo herë që ta shikoni të nevojshëm.
3. Të gjithë karikuesit janë krijuar njëlloj.
Në mënyrë që të mos bini pre e fallcifikimeve, me mirë blini karikues drejt e nga kompania e prodhuesit pasi telefoni do të karikohet më shpejt.
4. Mos e përdorni telefonin tuaj gjatë karikimin.
Është totalisht e sigurt që të përdorësh telefonin gjatë kohës që është në karikim, përveç kohës kur jeni në vaskë.
5. Ta mbash të ndezur telefonin 24/7 nuk ka ndonjë gjë të madhe.
Kjo është shumë e gabuar, nuk mund ta mbash telefonin të ndezur çdo ditë dhe duke e fikur vetëm kur diçka shkon keq. Kjo e dëmton shumë baterinë. Këshillohet që të paktën një herë në javë gjatë natës ta fikni telefonin.
6. Përdorimi i GPS në telefon shteron baterinë.
Mendohet që aplikacionet që përdorin GPS e telefonit e harxhojnë tërësisht baterinë po kjo nuk është e vërtetë . Harxhon në fakt shumë më pak nga ca mendoni.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: