Balikesiri, njohur në Iliadën e Homerit me emrin Ida është një nga qytetet më joshëse të Turqisë, lagur nga ujërat e detit Marmara dhe Egjeut. Provincat e saj ndodhen përkrah Çanakkales në perëndim, Izmir në jug-perëndim, Manisa në jug, Kütahya në juglindje dhe Bursa në lindje.

Prej këtij qyteti veri perëndimor mund të shikosh me sy të lirë ishullin e Lesbosit në Greqi. Në Balikesir ndodhen një sërë parqesh kombëtare, mrekullish arkeologjike, ujërash termale, një kuzhinë e shkëlqyer, plazhe të pasura, zona turistike për pushime dhe ishuj të vegjël që e kanë shndërruar atë në një prej vendeve kryesorë për turizmin shëndetësor. Industria e turizmit shëndetësor në Balıkesir e merr fuqinë e saj jo vetëm nga burimet e saj të nxehta, por edhe nga natyra e saj unike. 4 parqe natyrore që nxisin njerëzit për sport dhe mënyrë jetese të shëndetshme, dhe një kuzhinë të mbështetur nga vajit i ulliri. Ky potencial, i përzier me forcën prej 90 gradë celsius të ujërave të pasura termale, e shndërron Balikesirin në kryeqytet të ujërave të tilla.

Miliona njerëz e vizitojnë Balikisein çdo vit për t’u trajtuar në ujërat e pasura termale të kësaj zone. Pikërisht kjo ishte edhe tema e konferences së katërt të turizmit shëndetësor të organizuar me shumë kujdes nga drejtuesi i Këshillit për Turizëm shëndetësor Z. Emin Cakmak. “Duke kaluar përmes shumë civilizimeve në Anadoll, provinca është një qendër e pasur me site historike që nxjerrin në dritë kohërat më të vjetra të njerëzimit. Xhamitë tërheqëse Yildirim dhe Zagnos Pasa në qendër të qytetit janë shembuj të monumenteve të periudhave të mëparshme përveç kullës interesante të orës, ndërsa qytetet aty pranë mbajnë edhe gërmadha nga epokat e largëta, duke qëndruar në një peizazh të bukur natyror” deklaroi Cakmak.

Sipas tij, Balıkesir është parë me interes që në lashtësi. “Ju ndodheni në një zonë që pret objektet e para shëndetësore të njohura në mitologji. Ky vend është frekuentuar nga ata që kërkonin shërim për mijëra vjet” theksoi me tej Cakmak. Gjithsej 600 persona morën pjesë në panel mes të cilëve guvernatori i Balikesir Ersin Yazici, ish Ministri Bülent Akarcalı, Kryetari i Metropolit Yücel Yilmaz, Kryetari Ekrem Yavas Sindirgi, Kryetari i Edremit Selman Hasan Arslan etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: