SHBA- Burgu shtetëror i San Quentin në Kontewn e Marin të Amerikës mbi 700 burra të dënuar, presin dënim me vdekje. Deri më tani në këtë burg nuk është ekzekutuar vendimi për dënim me vdekje të askujt gjatë kësaj dekade, ndërsa dhoma ekzekutore prej 853,000 dollarësh që është ndërtuar në 2008 nuk është përdorur asnjëherë.

Kjo pasi në vitin 2006 gjykatë federale pezulloi të gjitha ekzekutimet në Kaliforni, nën argumentin se ndëshkimi kapital i shtetit ishte anti-kushtetues. Vetë, dy ditë më parë zyrtarët e burgut kanë lejuar që reporterët të hyjnë në brendësi të institucionit.

Nga burgu famëkeq asgjë s’kishte dalë më parë, ndërsa sot mund të shihni fotot. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 725 të burgosur që po presin vendimin për metodën e propozuar të ekzekutimit me një ilaç si dhe votimin nëse duhen ekzekutuar apo jo që të gjithë në të njëjtën kohë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: