Dy vite më parë shtëpitë botuese të botës botuan rreth 1.6 milion libra dhe pothuajse gjysma e tyre u botua vetëm nga dy vende, Kina dhe SHBA, sipas raportit të Shoqatës Ndërkombëtare të Botuesve.

Shoqata Ndërkombëtare e Botuesve (IPA) është një shoqatë jo-fitimprurëse e bazuar në Gjenevë që studion dhe promovon botimet globale të librit. Çdo vit shoqata publikon statistikat e saj globale dhe për shtatë vitet e fundit Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dominuar tregun e botimeve.

Sipas raportit të Shoqatës Ndërkombëtare të Botuesve, nga librat e botuar në 25 tregjet e librave më të mëdhenj të botës në 2015, Kina botoi 28% të tyre në total ndërsa SHBA 20%.

Megjithatë kjo nuk është shumë surprizuese; Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu dy vendet me GDP-në (prodhimin e brendshëm bruto) më të madhe.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: