PARIS – Vogëlushja kosovare Erza është një ndër 5 finalistët e konkursit “La France a un incroyable talent”, “Franca ka një talent të pabesueshëm 2015” dhe një ndër kandidatet kryesore për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Erza është kandidatja më e re e konkursit, pasi është vetëm 9 vjeç, por ka një zë mahnitës, që ka lënë pa fjalë jurinë dhe publikun francez.
Në gjysmëfinalen që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në kanalin “M6”, Erza kishte zgjedhur këngën “E përulur nga nata” të artistes franceze ZAZ. Intepretimi mbresëlënës i këngës e çoi atë në finale.
“Ti bërë diçka të jashtëzakonshme. Sapo e hap gojën, shihet siguria jote. Po të jap vetëm një këshillë, mos u rrit shumë shpejt….”, i tha Erzës, këngëtarja e famshme e Francës, Lorie.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: