BERAT

Pas largimit rreth 1 muaj më parë të drejtorit Artion Duka që u emërua Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë vendin e tij e mbajti si i komanduar zëvendësi i tij Fatmir Hoxha deri pasditen e djeshme kur në krye të drejtimit të Policisë Berat u emëruar drejtori i ri Hasan Ahmetaj.

Hasan Ahmetaj është një figurë e njohur për policinë e Beratit ku ai ka qënë drejtor në vitet 98-99. Ahmetaj ishte Drejtor i Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga vitit 2018 e deri dje që u emërua në Berat.

Hasan Ahmetaj ka lindur në 15 Korrik të vitit 1957 në fshatin “Mashkullorë” në Gjirokastër. Ahmetaj ka mbaruar studimet e larta në “Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme,dega “Kufi”.

Hasan Ahmetaj ka një karrierë të shkurtër por shumë të pasur në Polinë e Shtetit ku ka mbajtur për disa vite poste të rëndësishme. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e vështirë 1997.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: