HELSINKI-Për pasionin e tij i ngjan yjeve hollywoodiane John Travolta dhe Tom Cruise. Bëhet fjalë për kryeministrin finlandez, Juha Sipila, i cili ka një pasion të madh; pilotimin. Mësohet se presidenti përveçse hobi, piloton avionin edhe kur shkon në udhëtime zyrtare.

Fans i aviacionit dhe i masave shtrënguese buxhetore, shefi i qeverisë së qendrës, 55 vjeç, adhuron të marrë drejtimin e aeroplanëve që merr me qira.

Akoma më mirë, edhe faturat i paguan vetë, si për të qenë më legjitim në momentin që mbron idenë e një shteti që kursen. Që kur ka marrë funksionet, në maj 2015, ky ish-sipërmarrës, i njohur për aftësitë e tij menaxhuese, ka zënë vendin e pilotit gjatë 19 fluturimeve zyrtare në Finlandë dhe jashtë saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: